Kampi Veror

Në Kindergarten Farm do ketë një program veror ku fëmijët do ndjekin lëndë të ndryshme te cilat do jenë të alternara në mënyrë perfekte me argëtim, në një ambient perfekt, larg vapës përzhitëse të asfaltit të Tiranës, dhe pranë natyrës së gjelbër që të sjell ndërmënd aromën e fshatit. Ambient i aereduar në mënyre moderne që fëmijët të ndjehen komod, të mirpritur. Ju ftojmë të bëni regjistrimet. Nxitoni…

Kopësht (3 – 4 vjeç)

Mësimi nëpërmjet eksplorimit, luajtjes dhe hetimit – Ndërsa fëmijët mësojnë
përmes lojës dhe hetimit, ata zhvillojnë  dhe mësojnë më shumë rreth vetes dhe fitojne aftësi dhe kompetencat që ata do jenë të nevojë për të lulëzuar në të ardhmen. Fëmija ndjek udhëzime të thjeshta. Ai dëgjon me vëmendje historitë e teksteve të ndryshme (letrare dhe joletrare) dhe demonstron se i ka kuptuar ato duke iu përgjigjur pyetjeve të thjeshta

Njohuritë për grupin e parë

Përrallëza, përralla e tregime shumë të shkurtëra, udhëzime, porosi dhe lojëra didaktike.Poezi të shkurtra, gjëegjëza.

Kopësht (4 – 5vjeç)

Përdor dhe drejton pyetje të thjeshta. (Shembull pyetjesh: Çfarë dite është sot? Çfarë do t’i veshim kukullës? Cilën formë do të përdorim?) Komunikon në mënyrë të kuptueshme me moshatarët· Pyet pse ndodhin disa gjëra duke shfaqur kureshtje dhe habi (Shembull: Ku shkoi bora?..)· Merr pjesë në biseda dhe dëgjon ngjarje apo histori. Diskuton me dëshirë për çështje të ndryshme dhe të larmishme me moshatarët. Formulon mendime duke përdorur fjali jo të sakta. (Shembull: Unë dje kisha qenë tek gjyshi..)· Aspekt i vecante i kushtohet dhe programit matematikor. Fëmija njihet me numerin, gjeometrinë duke prekur trupa të ndryshem gjeometrik. Matje, modele, marrdhënie dhe funksione si dhe mbledhja e të dhënave janë indicjet e para që femija të njihet me matematikën

Unit Name Date Hours
Programet edukative të arsimit parashkollor në Farm Kindergarten
Zhvillimi gjuhësor
Zhvillimi matematikor
Zhvillimi Shkencor
Zhvillimi Shkencor
Edukimi artistik
Edukimi fizik dhe shëndetësor